Pse mund të jem i interesuar në Tech4Muni?

Ka disa gjëra të rëndësishme për këtë ngjarje:

  • Bashkohuni me revolucioni e tregut prej 400 bilionë dollarësh – mësoni për sfidat e vërteta të qyteteve dhe ofroni zgjidhje!
  • Zbuloni industrinë Qyteti i Mençur që ka nevojë për zgjidhjen TUAJ!
  • Mbi 40 mijë dollarë fonde për zgjidhjet fituese që to dë zbatohen dhe udhëhiqen në komunat.
  • Mundësi për të ofruar një zgjidhje që do të jetë e rëndësishme për shumë qytete në nivel lokal, rajonal dhe ndoshta global!
  • Bashkoju një komuniteti të të fortëve dhe ndikuesve – familja e UNDP-së do të ndajë me ju mundësi dhe njohuri të mëtejshme!
  • Sfidoni veten tuaj dhe ndihmoni shtetin tuaj të zhvillohet!
  • Ne e ndihmojmë procesin me komunat dhe mundohemi që ta bëjmë sa më të lehtë që mundet. Kështu që nuk jeni vetëm në këtë treg të potencialit të lartë, megjithatë të vështirë.
  • Mund të fitoni një bursë (grant) të vogël – pa kushte të posaçme!
  • Fillestarët (Startups) kanë një mundësi që ta çojnë zgjidhjen e tyre në një ngjarje përfundimtare të Tech4Muni (në të njëjtën ditë) – shfaqje para ministrive, komunave, mysafirëve nga industria.
  • Edhe nëse nuk merrni një mundësi për të pasur një udhëheqje me komunat e rëndësishme, ju siguroni një shfaqje të gjërë, një mundësi për të njohur përdoruesit tjerë të mundshëm dhe të provoni potencialin e zgjidhjes suaj në një GovTech vertikal (teknologji për sektorin publik).
  • Janë disa orë me të interesuarit nga komunat dhe qeveria – rrjetëzim i madh.
Si do të funksionojë Tech4Muni?

Hapi 1: Apliko për të marrë pjesë në Garën Inovative

Hapi 2: Pasi që të pranoheni për pjesëmarrje, le ta dimë se me çfarë ekspertësh do të dëshironit të flisnit. Ne do të bëjmë më të mirën për t’ju siguruar mentorin e nevojshëm. Gjithashtu, ju do të keni mundësi të flisni me udhëheqësit e komunave, për të kuptuar sfidën më mirë.

Hapi 3: Nisni ta zgjidhni sfidën dhe përgatituni për Garën Inovative.

Hapi 4: Merrni pjesë në garën Tech4Muni MK dhe prezantoni zgjidhjen tuaj!

Hapi 5: Fitoni dhe zbatoni zgjidhjen tuaj në qytete – fitoni fondet dhe përdoruesit tuaj të ardshëm!

Kush mund të marrë pjesë në Tech4Muni MK?

Tech4Muni është i hapur për të gjitha kompanitë e interesuara në fushën ku kanë zgjidhje të përshtatshme për sfidat. Mund të regjistroheni KËTU. Ne do t’ju kontaktojmë pas regjistrimit për të përmbyllur procesin e përzgjedhjes.

Cilat janë kriteret përzgjedhëse për pjesëmarrësit e Tech4Muni MK?
  1. Duhet të jeni kompani (e çfarëdo lloj madhësie) me një prototip ose prodhim pune.
  2. Zgjidhja duhet të jetë (potencialisht) e përshtatshme për të zgjidhur sfidat.
  3. Pritet që të jeni të pranishëm në të gjithë ngjarjen më 10 dhe 11 shtator 2019.
Do you take a participation fee?

Jo. Pjesëmarrja është falas! Veç kësaj, ne u japim pjesëmarrësve freskuese, drekë dhe pije gjatë gjithë ngjarjes.

Çka nëse dëshiroj t’i bashkohem një ekipi?

Ky nuk është Hackathlon klasik. Kjo mundësi është në dispozicion për çdo kompani që ka zgjidhje potencialisht të përshtatshme e që janë gati të testohen drejtpërdrejtë!

Ne jemi fillestarë (startup) dhe sfida që ne zgjidhim nuk është pjesë e listës së sfidave. A mund të aplikojmë/të përzgjidhemi?

Ne i inkurajomë të gjithë fillestarët (startupet) të aplikojnë. Do të bëjmë më të mirën që të akomodojmë të gjitha zgjidhjet tërheqëse për t’ju dhënë qasje te përdoruesit e mundshëm – komunat.

Cilat do të jenë sfidat?

Lidhje te lista jonë e sfidave KËTU

Çfarë ju intereson gjyqtarëve gjatë garës në Shesh?

Gjykatësit do t’i vlerësojnë ekipet bazuar në kriteret e mëposhtme:

  1. A e zgjidh ideja sfidën (sfidat) e vërtetë?
  2. A është teknologjia e avancuar dhe a siguron vlerë domethënëse?
  3. A është ekipi i baraspeshuar mirë dhe a ka aftësi të duhura?
  4. A është teknologjia e zhvilluar dhe e gatshme për t’u zbatuar?
Çfarë duhet të sjell?

Ju lutemi të merrni laptop dhe çfarëdo materiali shtesë që mund t’ju duhet. Kjo është një ngjarje kryesisht me mjetet tuaja personale. Ne mund të ndihmojmë me bashkërendim dhe rekomandime, sa më afër ngjarjes që jemi.

Çfarë materiale sigurohen?

Ne dë to sigurojmë qasje në internet wireless dhe qasje në rrymë elektrike. Gjithashtu, jemi duke bërë më të mirën që të sigurojmë mbledhje të dhënash tërheqëse ose materiale të nevojshme për të kuptuar sfidat sa më mirë. Nëse ju duhet çfarëdo gjë tjetër, na thoni dhe ne do të mundohemi ta sigurojmë!

Kush e zotëron projektin tim dhe IP-në?

Ekipi që zhvillon projektin është zotërues i projektit dhe IP-së.

KU: City Hall Center, Shkup

KUR: 11-13 shtator 2019

REGJISTROHUNI!